Foto ilustruese nga derbi

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës

26 Prill, 15:01| Përditesimi: 26 Prill, 15:07

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit është në javët e fundit, aty ku skuadrat do marrin verdiktet për objektivat e sezonit. Këtë fundjavë luhet raundi i 33-të që përkon edhe me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Pasi u eliminua nga Kukësi dhe nuk mundi të siguronte finalen e Kupës së Shqipërisë, Tirana kërkon një sukses në derbi që do sillte gëzimin në kampin bardheblu.

Java e 33-të fillon të shtunën në orën 18:00 me dy duele. Dinamo përballet me Laçin, ndërsa Skënderbeu luan me Erzenin. Të dielën në 15:00 Egnatia dhe Vllaznia takohen për kampionat, pasi të mërkurën rrogozhinasit eliminuan shkodranët nga Kupa. Po në 15:00 Kukësi finalist i Kupës luan me Teutën.

Spektakli pritet në "Air Albania" të dielën në 19:00, me Tiranën dhe Partizanin që "përplasin brirët" në derbin e katërt sezonal. Kujtojmë se në fundin e 36 javëve të rregullta, katër skuadrat e renditura të parat do i drejtohen shortit dhe më pas fazës "Final 4" me dy gjysmëfinale dhe finalen në "Air Albania" për të vendosur kampionin e Superligës për sezonin 2023-24.

Superliga, raundi 33:

E shtunë, 27 prill 18:00

Dinamo - Laçi (Elbasan Arena)

Skënderbeu - Erzeni

E dielë, 28 prill

15:00 Egnatia - Vllaznia

15:00 Kukësi - Teuta

19:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?