Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, Orges Shehi: Pikëllim i madh, në këtë turne futbolli është i poshtër

5 Mars, 20:35| Përditesimi: 5 Mars, 20:39

  • Share

1709667379_1706468093orgesshehi.JPG
Partizani është jashtë Kupës së Shqipërisë. "Demat e Kuq" u mposhtën 0-1 nga Kukësi (kishin fituar 0-1 në ndeshjen e parë) dhe pas penalltive (3-5) janë jashtë këtij turneu. I pikëlluar foli pas ndeshjes për mediet trajneri i të kuqve, Orges Shehi.

"Në një ndeshje Kupe, futbolli është i poshtër, u ndëshkuam nga një episod e më pas je gjithë kohës në trysni. Bëmë maksimumin, penalltitë janë çështje fati. Kalendari i tillë është, dy herë për pak ditë me Kukësin. Skuadra u përpoq dhe ishte prezente te porta, nuk e nënvlerësuam, por kjo situatë është kur mbrohen me shumë forca e nuk arrijmë të shënojmë.

Duhet të ishim më të shpejtë me topin, nuk është çështje psikologjike, në futboll është edhe fati. Kampionati vjen shpejt, na vjen keq për Kupën. Pikëllimi është i madh, duhet të ngremë skuadrën në anën psikologjike, frika është të mos ndikojë në vazhdimësi. Këtë dhimbje të madhe që kemi duhet ta kthejmë në forcë", tha Orges Shehi për MCN.


Lajmi kryesor:

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi i 'bën gjëmën' Partizanit, e eliminon nga turneu! Egnatia në gjysmëfinale, mposht 3-1 Laçin


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?