Eliminimi nga Europa, Ilir Daja: S'më vjen keq, kemi bërë një rrugëtim të mirë

15 Dhjetor 2023, 09:55| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 13:19

  • Share

Ballkani humbje dje 3-0 në Zagreb me Dinamon, për ndeshjen e fundit në grupin C të Conference League. Me katër pikë pas gjashtë ndeshjeve, kampionët e Kosovës largohet nga Evropa pas një paraqitjeje të mirë.

Pas ndeshjes për mediet, Ilir Daja tregoi se nuk i vjen keq që janë eliminuar pas një paraqitjeje të mirë.

"Sigurisht që nuk më vjen fare keq që jemi eliminuar, sepse ne kemi rritur pritshmëritë kur jemi paraqitur për herën e dytë rresht në Ligën e Konferencës. Kjo është besoj ajo që kemi bërë mirë jo vetëm që kemi rritur pritshmëritë, por jemi përballur me një gjigant si Dinamo me të cilin kemi një fitore dhe një humbje. Luajtëm pothuajse të barabartë deri në minutën e 70-të", tha Daja për Art Sport.

Më pas trajneri u ndal edhe te shkaqet e humbjes, duke thënë se në pak muaj kanë bërë një kampionat më vete me një kontigjent jo shumë të madh.

"Nëse do të bëjmë një analizë të ftohtë, pasi ne trajnerët nuk jemi të ftohtë. Do të thosha se sonte mund të ketë qenë ndeshja e 30 në Kosovë dhe Evropë, nga korriku deri në dhjetor kemi bërë pothuajse një kampionat. Jam shumë i bindur se kur përballesh me ekipe që kanë kontingjent më të madh se ne në dispozicion, sigurisht që një moment do të vijë edhe lodhja. Neve na bënte punë vetëm fitorja dhe në momentin që pranuam golin kur loja ishte e barabartë, sigurisht se ndikoi në anën psikologjike dhe ekipi pësoi rënie. Kjo është normale në gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë ne", tha Ilir Daja.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?