Momenti ku Osimhen u pengua në zonë

Eliminimi nga Championsi, trajneri i Napolit ankohet për penalltinë e padhënë! Arsenali më shumë se 1 dekadë pa shkuar në çerekfianale

13 Mars, 13:52| Përditesimi: 13 Mars, 13:55

  • Share

Barcelona ka arritur të sigurojë kualifikimin në çerekfinalet e Champions League, duke thyer Napolin 3-1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 në Katalonjë.

Pas barazimit 1-1 në Itali Barcelona e nisi me marshin e pestë në fushën e saj, teksa në harkun kohor të tre minutave, konkretisht në të 15 dhe të 17, realizoi dy herë. Fillimisht Lopez dhe më pas Cancelo i dha një goditje të fortë italianëve.

Napoli u përpoq të reagonte, teksa po në pjesën e parë shkurtoi diferencat në 2-1 me Amir Rrahmanin, i cili u bë futbollisti i parë me origjinë nga Kosova që shënon në Champions League. Ky gol riktheu edhe njëherë shpresat për kualifikim.

Edhe pse Napoli u përpoq gjatë të barazonte, madje në një rast pati prentime të shumta për penalltinë e padhënë ndaj Osimhen, Leëandoëski në minutën e 83 vulosi sfidën dhe kualifikimin e katalanasve. Trajneri i Napolit Calzona pas ndeshjes u ndal gjatë të komente penalltinë e munguar ndaj Osimhen sipas tij.

Një biletë në çerekfinale, për herë të parë pas 12 vitesh, preu edhe Arsenali. Pas humbjes 1-0 kundër Portos në Portugali, 120 minutat në londër u mbyllën po me këtë rezultat falë golit të Trossard për topçinjtë.

Te 11 metërshat londinezët u treguan më të saktë, duke fituar 4-2. Fillimisht për Porton gaboi Ëendell dhe më pas Galeno.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?