Barcelona kundër PSG-së

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën

20 Prill, 14:35| Përditesimi: 20 Prill, 14:37

  • Share

Mediat spanjolle llogaritën se sa do të thoshte për Barcelonën në aspektin ekonomik eliminimi ndaj Paris Saint Germain në CHL.

Barcelona është në një periudhë në të cilën i duhen më shumë  të ardhura se kurrë më parë dhe në këtë kontekst, eliminimi nga Champions League është edhe më i dhimbshëm, pasi solli me vete pasoja shumë të rënda ekonomike.

Mediat spanjolle llogaritën se eliminimi i ka kushtuar Barcelonës gjithsej 70 milionë euro, me strukturën e kësaj shume si më poshtë.

Barcelona humbi 50 milionë euro sepse nuk arriti të kualifikohej në Botërorin e Klubeve vitin e ardhshëm , 12.5 milionë euro është çmimi që jep UEFA për kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League. Klubi katalanas priste të fitonte 6 milionë euro nga biletat dhe 2 deri në 3 milionë euro të tjera nga sponsorët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?