Veljko Dovedan

Eliminimi në play-off, largohet trajneri në Kategorinë e Parë

24 Maj 2023, 16:30| Përditesimi: 24 Maj 2023, 16:32

  • Share

Veljko Dovedan nuk është më trajneri i Apolonisë në Kategorinë e Parë. Serbi 64-vjeçar ka vendosur mos vijojë më me fierakët, kjo pasi nuk arriti objektivin për të ngjitur ekipin në Superligë. Në një sezon me ulje-ngrije, Apolonia barazoi në play-off me Flamurtarin 1-1, me vlonjatët që kaluan më tej pasi u renditën më sipër në renditjen e Kategorisë së Parë.

Fill pas ndeshjes së djeshme, Dovedan tregoi se do fliste me presidentin e ekipit për të ardhmen. Tanimë duket se ish-trajneri i Bylis ka mbyllur një tjetër aventurë në Shqipëri. Në 17 ndeshje që e drejtoi Apoloninë këtë sezon, Dovedan siguroi 8 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje, për një mesatare 1.71 pikë për ndeshje.

Për sezonin që vjen presidenca fierake duket se do kërkojë trajner të ri, me objektivin që do jetë sërish i njëjtë, ngjitja në Superligë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?