Cristiano Ronaldo në lot

Eliminimi mes lotësh nga Botërori, emocionon Ronaldo: Po spekulohet shumë, nuk do ia kthej shpinën Portugalisë

11 Dhjetor 2022, 15:49| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 15:48

  • Share

Portugalia u mposht dje 1-0 nga Maroku në çerekfinalet e Kupës së Botës, me luzitanët që përfunduan aventurën në Katar. Dhimbja dhe lotët ishin të mëdha te Portugalia, me Cristiano Ronaldon që u filmua në lot. Sulmuesi preferoi të heshtte dje, teksa sot ka bërë një reagim emocionues në kanalet e komunikimit.

"Ëndrra ime më e madhe ishte të fitoja titullin e Kupës së Botës me Portugalinë. Gjatë karrierës sime kam fituar shumë tituj dhe gjithmonë jam përpjekur të ndihmoj Portugalinë. Kam luftuar për ekipin, kam dhënë gjithçka në pesë paraqitjet e mia në 16 vitet e fundit në Kupat e Botës. Nuk hoqa dorë kurrë nga lufta dhe ëndrra ime.

Fatkeqësisht, ajo ëndërr përfundoi dje. E di që shumë gjëra po fliten dhe spekulohen, por unë jam i përkushtuar ndaj Portugalisë. Unë kurrë nuk do t'u ktheja shpinën miqve dhe vendit tim, nuk do t'i tradhtoja kurrë. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali, faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati...”, ka shkruar Ronaldo.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?