Eliminimi i dyfishtë, pas gazetarit një tjetër banor la shtëpinë në BBV

14 Shkurt, 08:58| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:01

  • Share

Dy banorë janë larguar mbrëmjen e së martës nga shtëpia e BBV. Pas gazetarit Elvis Myrta, i cili ishte në nonimim me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, një tjetër konkurrent u largua nga gara.

Ishte blogerja Dea Vieri, e cila pas një televotimi të publikut, u eliminua nga gara për çmimin e madh.

Dea Vieri, ashtu edhe si gazetari, nuk kishin biletë kthimi dhe u largua përfundimisht nga shtëpia e BBV.

“Nuk e prisja”, tha Dea Vieri, duke shtuar “Mendoj se nuk kam qenë aktive aq sa duhet. Prisja më shumë nga vetja ime, jam treguar tolerante dhe e butë. Jam natyrë e butë dhe kjo më ka bërë të mos jem e përfshirë, e kjo ka bërë që publiku të mos shohë tek unë atë që donte.”

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • I zhgënjyeri: 14/02/2024 12:33

    Pisllik për mos ta eleminuar çiftin Veshaj & Bacin që ishin në nominim!kjo tregon se e kanë vendosur që tani fituesin si gjth një.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?