Eliminimi i City-t/ Mediat 'kryqëzojnë' Guardiolën: Dështove sërish (VIDEO)

16 Gusht 2020, 19:39| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 20:41

  • Share

“Dështove sërish”. Shtypi anglez sulmon drejtpërdrejt Pep Guardiolën pas eliminimi të Manchester Cityt nga Champions League. City  dështoi edhe këtë sezon për të fituar Championsin duke dalë nga gara që në çerekfinale dhe trajneri spanjoll është konsideruar nga mediat në Britani si fajtori kryesor.

Guardiola po akuzohet për zgjedhjet që bëri në formacion dhe për përjashtimit që bëri nga formacioni titullar të lojtarëve më të mirë por nën kritika të ashpra është edhe Sterling për humbjen e një rasti flagrant. Sun shkruan se “ City sheh sërish t’i shkatërrohen ëndrrat e Champions ndërsa “Daily Mail” shkruan :” Makthi Champions dhe spektakël horror. Të ashpra kanë qënë edhe reagimet e mediave të tjera për Pep Guardiolën ndërsa edhe ish-futbollistë e kanë sulmuar teknikun spanjoll.

Ndërkaq gjysëmfinalet e Champions janë një duel franko-gjerman. Lajpcig do të sfidojë PSG-në ndërsa Lyon –Bayern Mynih. Ka përfunduar hegjemonia e Spanjës dhe Anglisë pasi për herë të parë që prej sezonit 1995-1996 asnjë skuadër angleze apo spanjolle nuk arrin deri në gjysmëfinale. Për herë të parë dy skuadra franceze janë në gjysmëfinale pasi PSG dhe Lyon janë mes katër më të mirave. Fakt tjetër domethënës është se ekipet që janë në këtë fazë kanë qenë më të shplodhura pasi kampionati francez u ndërpre pas koronavirusit ndërsa ai gjerman përfundoi më shpejt./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?