Eli Fara ia merr këngës në Asamblenë e PS: Të falenderoj Erion për çfarë ke bërë për artistët, Tirana shkëlqen

8 Tetor 2020, 16:13| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 16:48

  • Share

Asambleja socialiste e Njësisë 5 në kryeqytet ka nisur krejt ndryshe nga herët e tjera. Këngëtarja Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa theksoi se ajo që e ka bashkuar me socialistët, është puna e tyre për njerëzit. Eli Fara i përshëndeti të pranishmit edhe me një këngë live.

Këtu jam sepse jam për njerëzit që punojnë. Për njerëzit që punojnë edhe në i paç kundërshtarë duhet t’ju thuash faleminderit.  Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erionin, veçanërisht për kontributin që ka dhënë edhe për artistët përveçse Tirana shkëlqen, shndrin. A është Liqeni më i bukur se çka qene?! Shumë, si nata me ditën. Ky liqen kaq i bukur, kaq i shndritshëm ka bërë që edhe njerëzit kur të dalin të vishen bukur dhe mua më pëlqen që vendi im të jetë i bukur pafund dhe më njerëz të bukur. Amfiteatri që na bën të shkojmë dhe të provojmë atë skenën fantastike e kam provuar, kam performuar atje, kam qenë edhe spektatore në koncerte të tjera dhe bravo, faleminderit përsëri. Jam korçare por kam jetuar në Amerikë, kam shëtitur shumë vende të botës, kam parë kryeqytete fantastike dhe gjithmonë kur kthehesha thosha: Oh kur do bëhet kjo Tiranë si kryeqytetet e tjera, por po i kalojmë të tjerat.  Ka ndryshuar çdo gjë, rrugët, dhe këtë prisja dhe këtë mendoj që kemi të gjithë në zemër, të krenohemi me vendin tonë sa të bukur e kemi”, theksoi Eli Fara.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 08/10/2020 21:22

    moooosss iku eli dhe kastro zizo ?? mossssss mossss figurat me te mira te shoqerise shqiptare, mbaroi politika

    Përgjigju
  • fatmiri: 08/10/2020 20:44

    opaaa iku koalicioni iku eli

    Përgjigju
  • Kajaku: 08/10/2020 20:15

    ELKa mikrofonin ka profesion , kush paguan gati mikrofoni , Kshu qe mos kaloni ne delir per Lali fikun .

    Përgjigju
  • Upss: 08/10/2020 16:57

    Si te la Fatmir Mediu te kaloje te ps o Eli

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 08/10/2020 16:31

    Te kendofte zemra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?