Këngëtarja Elhaida Dani

Tirana

Elhaida Dani ndez atmosferën në 'Festivalin e Resë' në Tiranë, sjell magjinë e këngëve shqiptare dhe italiane

22 Qershor 2021, 18:07| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 18:12

  • Share

TIRANË- Këngëtarja, Elhaida Dani u ngjit mbrëmë në skenën magjike të ‘Festivalit të Resë’ në Tiranë. Prej kohësh, Elhaida Dani i kishte munguar publikut shqiptar e ndërsa spektatorët e pritën plot entuziazëm e nostalgji.

Artistja e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por sidomos në Itali, performoi disa pjesë nga repertori i saj i pasur, e shoqëruar nga instrumentistët Keli Guga në saksofon, Gent Shahini në piano, dhe Emilian Dhima në perkursion.

Midis Italisë dhe Shqipërisë, duket se Elhaida është rikthyer në Tiranë këtë verë, por ende nuk ka zbuluar nëse ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor. A do ta nxehë edhe më shumë verën në Shqipëri Elhaida?

Elhaida Dani gjatë koncertit

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?