Këngëtarja Elhaida Dani

Elhaida Dani konfirmon lidhjen e dashurisë me balerinin: Është diçka e shenjtë për mua

24 Dhjetor 2022, 07:29| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 07:36

  • Share

Elhaida Dani konfirmon lidhjen me balerinin e Dancing With the Stars. Ditët e fundit, lidhja e këngëtares me balerinën është komentuar së shumti si thashethem, por këngëtarja thotë se është e vërtetë. Ata e konfirmuan lidhjen e tyre me një puthje gjatë kërcimit të kompeticinit të kërcimit.

Gjatë kërcimit të dytë në natën gjysmëfinale, Elhaida dhe Lediani kanë shkëmbyer puthje mes tyre.

“Kërcimi i parë me Ledianin ishte vërtetë shumë emocionues, po dridhesha”, thotë Elhaida në një video dy minutëshe ku jane fiksuar momente nga provat mes tyre, por ku nuk mungonin përqafimet dhe puthjet e dy të dashuruarve.

“Dridhjeve” të Elhaidës, Lediani i përgjigjej duke i premtuar se do t’ia hiqte ai emocionet.

“Ne e dinim që diçka e tillë po kuptohej nga java në javë, po kuptohej nga publiku, nga produksioni, nga konkurrentët e tjerë. Është diçka kaq e shenjtë, kaq e bukur dhe delikate që ne do donim shumë ta mbanim për veten tonë akoma. Ndamë me publikun atë që ndodhi donte (puthjen), por jo më gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe ne jemi shumë të lumtur”, tha Elhaida

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?