Elhaida dhe Lediani

Elhaida Dani bën ndryshimin drastik në pamje, ja si e priti partneri i saj Ledian Agalliaj

26 Gusht 2023, 14:40| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 15:27

  • Share

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, me mbarimin e verës dhe pushimeve. 

Elhaida ka prerë flokët shkurt dhe rezultatin e ka treguar në Instagram, ku duket shumë e kënaqur me pamjen e re dhe duhet thënë se flokët e shkurta i shkojnë shumë.

Për më tepër look-un e ri ja ka pëlqyer edhe Lediani. “Yll”, i komenton ai.

Dyshja u njohën në "Dancing with the stars" ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.

Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.

Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.

1693056306_elhaida.jpg

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 27/08/2023 15:46

    e lodhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?