Elezi: Gara e pabarabartë, por jam luftëtar! ‘G29’ e Berishës mbushur me manipulator votash, më kujtojnë ish-komunistët e viteve ‘91

12 Maj 2022, 16:21| Përditesimi: 12 Maj 2022, 16:45

  • Share

Për të disatën herë që prej shpalljes së kandidaturës për kreun e PD Ibsen Elezi e konsideron të pabarabartë garën përballë Sali Berishës. Megjithatë, ai thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Mungesa e takimeve qoftë nga ana e Berishës qoftë nga nai ime kanë një emërues. Ai i ka kryer 72 takimet e veta, ajo çfarë po bën Sali BerIsha është që do të pengojë 72 takimet e mia. Unë jam luftëtar dhe ti thuash luftëtarit pse futesh në xhungël. Duhet ët jesh luftëtar ta kuptosh. Ç’rëndësi ka sa do jetë fitorja, po i preva unë ferrat ai tjetri që do vijë mbrapa e ka gjysmën e rrugës të hapur, do presë edhe ca ferra të tjera derisa të zgjidhet ngërçi”, tha Elezi.

Nuk shmangu akuzat për Komisionin e Rithemelimit, të cilit i quajti manipulatorë votash.

“G29 e Berishës është e mbushur me ish-manipulatorë të Bashës me në krye ‘damianen’. Këta që bërtasin gjithë ditën kundër Lulit më thelb nuk kanë asnjë ndryshim me Lulin. Këta të kujtojnë ish-komunistët e viteve ’91 të Raniz Alisë që të futur me mision çirreshin kush e kush më shumë duke sharë komunizmin aq sa lanë pa fjalë edhe ata që ishin dergjur burgjeve.

Përballë tij, Sali Berisha ka njoftuar nisjen e takimeve me demokratët. Takimi i parë do të jetë ai i së shtunës, në Fier. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?