Elektronika në zgjedhje, pasi kapi tenderin PD kërkon të paracaktojë edhe fituesin! KQZ kris paktin

17 Qershor 2020, 13:25| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 19:45

  • Share

"Nuk rri në mbledhje që diskutohen tendera". Po për cfarë e ka fjalën konkretisht Rudina Hajdari kur thotë se tashmë është zhvendosur fokusi i diskutimeve tek tenderat? Mesa duket PD nuk është e kënaqur me gjithcka përfitoi nga tryeza zgjedhore.

Pas dakordësisë për të shtrirë identifikimin biometrik në të gjithë territorin, tashmë kërkon të autorizojë KQZ e re për prokurimin e blerjeve të pajisjeve elektronike. Specifikisht përgjegjës për tenderin të jetë nënkomisioneri i cili sipas marrëveshjes së 5 qershorit i takon si propozim ekskluziv opozitës jashtëparlamentare. PS nuk pranon të përfshijë në kodin zgjedhor një nen të tillë, për këtë arsye është kërkuar opinioni i Agjencisë së Prokurimit Publik.

Por kjo nuk është  cështja e vetme që po zvarrit realizimin e draftit përfundimtar. Palët nuk po bien dakord as për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ së re. PD kërkon që kryekomisioneri, nënkomisioneri dhe 10 anëtarët e tjerë të zgjidhen njësoj si organet e drejtësisë, për shkak se opozita jashtëparlamentit nuk ka përfaqësi në Kuvend.

FORMULA E PD PER KOMISIONIN QENDROR TE ZGJEDHJEVE
Avokati i Popullit shpall thirrjen për pozicionet në KQZ

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i aplikimit përpilohet lista e kandidatëve

Kandidatët përzgjidhen nga një komision ad hoc

Komisioni i përcjell Avokatit të Popullit listën e Kandidatëve

Avokati i Popullit brenda dy ditëve ia përcjell Kuvendit listën

Komisioni i Ligjeve bën verifikimin e kandidatëve brenda 10 ditëve

Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok brenda 10 ditëve

As për këto propozime PS nuk ka rënë dakord duke marrë një tjetër vendim.

PS nuk do marrë pjesë në mbledhjen e radhës së këshillit politik për reformën zgjedhore. Ajo ka kushtëzuar prezencën e saj, me argumentin se PD do duhet të sjellë propozime të reja për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

“E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë cështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj.

Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim te ri bazuar në këto parime mund të vazhdojë ky diskutim” tha ai. Tashmë topi zhvendoset sërish te partia Demokratike e cila do duhet të sjellë propozime të reja, në mënyrë që mos cenohet marrëveshja e 5 qershorit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 17/06/2020 19:55

    Po degjuat Bylykbashin reforma nuk ka per tu bere .Cpune ka avokatia e popullit me KQZ ? Gjithe bota demokratike ka Organ zgjedhor te bazuar ne depolitizim,pra nuk ka anetar politik.Opozita po cfaq frike, prandaj cdo dite shton kerkesa te reja dhe absurde.Saliut po i dhe gishtin ta ,shklyen krahun se Basha eshte kot.Ata duan fitore ne tavoline Po pranoi PS kete draft te fundit te PD zgjedhiet shkuan per kesh

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/06/2020 17:12

    Te zgjuarit e bythes duan edhe kos edhe torrollos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?