Foto ilustruese

Elektricisti humbi jetën teksa po punonte për riparimin e një defekti në Elbasan, arrestohet dispeçeri i OSHEE për shkelje të rregullave në punë (EMRI)

12 Nëntor 2023, 11:02| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 11:31

  • Share

Dispeçeri i OSHEE është arrestuar nga policia e Elbasanit pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku humbi jetën elektriçisti 61 vjeçar që humbi jetën teksa rregullonte një defekt në një kabinë elektrike. Në pranga ka rënë 58 vjeçari Alfred Ngjela, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T..

Gjithashtu ka nisur hetimi për 31 vjeçarin G.S, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?