Elbenita Kajtazi, nga skenat prestigjioze, në Teatrin e Operas! Fëmijëria në Mitrovicë e raporti me Jahon, sopranoja: Mirënjohës, na pritët në luftë

14 Tetor 2022, 18:54| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 18:59

  • Share

Sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi, pasi ka prekur skenat më prestigjioze interpreton në Teatrin e Operas në Shqipëri. Ajo rrëfen mirënjohjen për pritjen e shqiptarëve gjatë Luftës dhe mbështetjen e Ermonela Jahos në fillimet e saj.

Pasi ka prekur skenat më prestigjioze të muzikës klasike, shqiptarja e njohur nga Kosova, sopranoja Elbenita Kajtazi performon mbrëmjen e së enjtes në Teatrin vendas të Operas. Nga performancat në Operan Gjermane të Berlinit, në Opera Lion të Francës, Elbenita si pjesë e Operas Shtetërore të Hamburgut e të “Glyndebourne Opera House” në Angli, sukseset plotësohen nga çmime ndërkombëtare.

 Kritika e huaj e çmon si një nga zërat e rrallë, me një timbër të bukur e interpretim të thellë shpirtëror. Ndërsa mbështetjen morale të vazhdueshme, nuk ia kursen as sopranoja Ermonela Jaho.

 Operas i dhuron emocione nga kryevepra si “Dasma e Figaros”, “Manon” e “Rusalka” e rrëfen se sa e vështirë është të hyjë në petkat e çdo roli.

 Shqipërisë i është mirënjohëse edhe për vitet e pritjes gjatë Luftës në Kosovë.

 E rritur në një familje të madhe nga Mitrovica, Kajtazi ruan të pacenuar thjeshtësinë, por edhe kujtimet fëminore, kur siç tregon në rrugicat e vendlindjes, shpërndante qumësht për mirëqenien e familjes.

 

Edhe në këtë koncert, ku publiku e rikthen në skenë dhe e duartroket me entuziazëm familjarët ishin pranë saj, dhe siç thotë e nesërmja e gjen në Kosovë...

 

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?