Elbasan/Plagosën me thikë 26-vjeçarin pas një sherri, arrestohen dy autorët dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja

1 Shkurt 2021, 10:49| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 10:58

  • Share

Tre persona mes tyre edhe pronari i një lokali janë arrestuar në Elbasan, pas plagosjes me thikë të një 26-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen "11 Nëntori",  ku Leonard Manxhari, 43 vjeç dhe Dardan Krasniqi, 37 vjeç, banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë,  shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Dy autorët u arrestuan në flagrancë pas ngjarjes.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe pronari i lokalit, Andrea Çoni, 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese. 

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?