Foto ilustruese

Elbasan,organizoi dasmë, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një lokali, 2 të tjerë nën hetim për prerje të pyjeve pa leje

23 Gusht 2020, 12:13| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 12:17

  • Share

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit është gjobitur me vlerën 1000.000 lekë të reja pronari i një lokali pasi kishe organizuar  dasmë në kundërshtim me aktin normativ.

Sipas policisë Elbasan pronari i lokalit me iniciale A.H. është gjobitur me vlerë 1.000.000 lekë të reja pasi kishte marrë përsipër rrezikun duke organizuar dasmë pa zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë.

Gjithashtu janë vënë nën hetim edhe dy individë të tjerë, pasi i është sekuestruar lëndë drusore për të cilën nuk kishin leje.

Personat me iniciale D.SH., dhe I.H, u kapën nga Policia në fshatin Shelcan dhe Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?