Elbasani si në një ditë të zakonshme, qytetarët në rrugë pa distancë sigurie dhe maska

22 Prill 2020, 11:51| Përditesimi: 22 Prill 2020, 11:52

  • Share

Në Elbasan sot duket si një ditë krejtësisht e zakonshme. Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë duke mos respektuar asnjë masë sigurie, si distanca apo mjete mbrojtëse. Rrugët janë të mbushura dhe vështirë të shquash dikë më maskë apo doreza edhe pse pavarësisht Shqipëria ndodhet në fazën e dytë të pandemisë.

Sigurisht që për të dalë nga shtëpia duhet ende një leje, por nga lëvizjet e shumta vështirë se të gjithë qytetarët mund ta kenë bërë diçka të tillë pavarësisht se për këtë nuk ka gjë të konfirmuar.

Sot në Elbasan nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuar edhe dy raste të reja me COIVID-19 që ishin një çift bashkëshortësh, të cilët e çuan në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve në këtë rreth.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?