Kastrioti 1-1 AF Elbasani

Elbasani s'e përligj investimin, ndalet nga Kastrioti! Apolonia fiton derbin me Lushnjën në Kategorinë e Parë

4 Shtator 2023, 16:40| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 16:45

  • Share

Bruno Telushi, Edon Hasani, Ardit Hoxhaj, Bedri Greca apo edhe Abaz Karakaci nuk mundën t'i jepnin tri pikët e aq shumë dëshiruara AF Elbasanit në debutimin e tyre në Kategorinë e Parë. Skuadra e Nevil Dedes u ndal në barazimin 1-1 kundër Kastriotit në "Redi Maloku" të Fushë - Krujës, me trajnerin e miqve që ia faturoi mungesën e suksesit maksimal arbitrimit.

Miklovan Pere kaloi në avantazh AF Elbasanin në minutën e 58-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë ishte Joan Çela që vendosi ekuilibrat. Në minutën e 78-të Edon Hasani që u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë me dhjetë lojtarë verdheblutë.

Në ndeshjen tjetër, derbi i Myzeqesë foli për Apoloninë që mundi 0-3 në transfertë Lushnjën. Trifoni, Rakipaj dhe Kacanolli shënuan për fierakët, që ulën me këmbë në tokë lagunarët e Gugash Maganit.

Pas javës së parë në Kategorinë e Parë, Apolonia, Vora dhe Bylis kanë nga tre pikë në krye, teksa Burreli, Besa dhe Lushnja nuk kanë marrë pikë.

Renditja pas javës së parë:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?