Foto ilustruese

Elbasan/I mori para një çifti me premtimin se do t’u siguronte pension invaliditeti, arrestohet 37-vjecari laborant

23 Maj 2023, 11:47| Përditesimi: 23 Maj 2023, 11:48

  • Share

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se i mori para një çifti, duke iu premtuar se do t’ju siguronte në kundërshtim me ligjin pension invaliditeti.

37-vjeçari Etligert Piligriu, me detyrën teknik laboratori në Spitalin e Elbasanit i ka marrë një çifti bashkëshortësh 100 mijë  lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).

E pasi policia ka marrë dy kallëzime nga çifti i bashkëshortëve për rastin  e korrupsionit, është vënë në pranga 37-vjeçari Etligert Piligriu, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?