Foto ilustruese

Elbasan, zbardhen dy vjedhje kioskash, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër (EMRAT)

6 Prill, 13:14| Përditesimi: 6 Prill, 13:18

  • Share

Dy vjedhje të ndodhura muajin e kaluar janë zbardhur nga policia duke çuar në arrestimin e dy personave dhe nisjen e procedimit penal për një tjetër.

Gjatë muajit mars u vodhën 2 kioska, ku u morën produkte me vlerë 75 mijë lekë.

Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’ u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Emiljan Sinanit 31 vjeç dhe Besmir Hoxha 38 vjeç, autorët e dyshuar të vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në datat 17 dhe 19 mars 2024 vodhën në 2 kioska në lagjet ’11 Nëntori’ dhe ‘28 Nëntori’ dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të dyshuara se janë përdorur në vjedhje.

Konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 31 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet "11 Nëntori" dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon hetimi për raste të tjera vjedhjesh në të cilat mund të jenë implikuar këta persona.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?