Arma e 34-vjeçarit

Elbasan/ Dhunë prindërve të tij dhe i kërcënoi me vdekje, në kërkim 34 vjeçari! I gjendet kallashnikov, dinamit dhe municion luftarak në shtëpi

5 Maj 2023, 18:12| Përditesimi: 5 Maj 2023, 19:15

  • Share

ELBASAN- Prindërit e një të riu, 34-vjeçar kanë përjetuar momente tmerri, pasi djali i tyre i ka dhunuar dhe i ka kërcënuar për jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Elbasan.

Autori është identifikuar si D. G.. Uniformat blu kanë marrë informacion mbi rastin dhe kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi. Në momentin që policia i ka shkuar në banesë, 34-vjeçari ka mundur që të ikë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?