Foto ilustruese

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamarieri dhunon 18-vjeçarin! Në hetim pronari

28 Prill, 16:52| Përditesimi: 28 Prill, 17:04

  • Share

ELBASAN – Tre të rinj janë vënë nën hetim nga policia pasi mbrëmjen e djeshme kanë kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar. 

Të rinjtë e identifikuar me inicialet K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, janë konfliktuar me të miturin në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta.

Po ashtu, është vënë nën hetim edhe një 20-vjeçar, i cili punonte kamariarer në këtë lokal. 20-vjeçari i identifikuar me inicialet H.G. është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit. 

Për më tepër, edhe pronari i lokalit i identifkuar me inicialet A. Q., 54 vjeç, është proceduar penalisht pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.  

"-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.  
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit. 

Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur",-njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?