Foto ilustruese

Elbasan/ Theu xhamat e një lokali në fshatin Shushicë, policia i gjen në banesë fara kanabisi, arrestohet 32-vjeçari

18 Nëntor 2023, 10:21| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 10:25

  • Share

Elbasan - Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka thyer me mjete të forta xhamat e një lokali, për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë, ku 32-vjeçari i identifikuar me inicialet K.M., për arsye akoma të paqarta kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.

Ndër të tjera, policia gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Blutë bëjën me dije se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?