Elbasan/ Të dehur dhe pa patentë, Policia Rrugore bën 'bilancin' për muajin gusht: 53 shoferë të arrestuar dhe 8087 të gjobitur

28 Gusht 2023, 12:42| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 13:10

  • Share

Policia Rrugore Elbasan ka bërë bilancin për muajin gusht, gjatë të cilit janë arrestuar 53 shoferë dhe janë ndëshkuar me gjobë 8087 të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8087 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

1325 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

854 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

342 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

3751 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

288 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

992 drejtues të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?