Elbasan, shpërndahen ndihma për rreth 300 familje dhe 90 të moshuar

25 Mars 2020, 16:57| Përditesimi: 25 Mars 2020, 16:58

  • Share

Bashkia e Elbasanit e ndihmuar edhe nga një shoqatë ka shpërndarë ndihma ushqimore për 293 familje në nevojë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së koronavirusit. Konkretisht ndihmat janë shpërndarë për 52 familje në Shushicë, 50 familje në Shirgjan, 50 familje në Gjergjan, 51 familje në Tregan dhe 90 familje në njësinë nr. 2 në qytet.

Po ashtu, si çdo ditë, ekipi i Qendrës Balashe ka shpërndarë vaktet ushqimore për 90 të moshuar të vetmuar dhe 10 persona me aftësi ndryshe.


Lajmi kryesor:

Nën ankthin e koronavirusit, ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti, ato në nevojë dhe pensionistët


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?