Foto ilustruese

Elbasan/ Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në rrugë, vihen nën hetim dy persona

31 Dhjetor 2023, 09:38| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 09:42

  • Share

Elbasan - Një 24-vjeçar dhe një 44-vjeçar janë vënë nën hetim nga pasi u kapën në flagrancë teksa shisnin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) në rrugët e lagjeve "Emin Matraxhiu" dhe "Brigada 17 Sulmuese".

Policia bën me dije se për këtë veprimtari të paligjshme materialet hetimore për 25-vjeçarin me inicialet Sh.B. dhe 44-vjeçarin L.T. tashmë janë dërguar në prokurori.

“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja", konstatuan se në rrugë, në lagjet "Emin Matraxhiu" dhe "Brigada 17 Sulmuese", 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të dy banues në Elbasan.”,- njofton policia.

Dy shtetasit akuzohen për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjithashtu, blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alesio: 31/12/2023 20:44

    Fishekzjarre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?