Elbasan/ Sekuestrohet kanabis, 2 armë gjahu e municion luftarak, 3 në pranga dhe 1 në kërkim (VIDEO)

9 Tetor 2023, 09:29| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 09:46

  • Share

ELBASAN- Pas rreth pesë muajsh hetime, tre persona janë vënë në pranga në Elbasan, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga kanë rënë Sokol Meçaj, 59 vjeç, Yzeir Brakaj, 47 vjeç dhe Fation Bashaj, 35 vjeç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim Nertil Memini, 33 vjeç. Droga si dhe municioni luftarak u gjetën gjatë kontrolleve na banesën e 33-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ndërsa ndaj 33-vjeçarit rëndojnë edhe akuza të tjera, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" , "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?