Elbasan, po rregullonte dritat e qytetit, punëtori rrëzohet nga vinçi e vdes, hetohet drejtori i bashkisë, në kërkim përgjegjësi

20 Prill, 09:24| Përditesimi: 20 Prill, 12:53

  • Share

ELBASAN - Ditën e djeshme, një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën teksa gjatë punës ku po riparonte llambat elektrike në lagjen ‘5 maji’, u rrëzua nga vinçi dhe humbi jetën.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shtetasin S.Ç., 55 vjeç me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane.

Ndërkohë është shpallur në kërkim, pas veprimeve hetimore, përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në A.Sh.P.U., M.Q., 54 vjeç, banues në Elbasan.

'...nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse  në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.', thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi Eduart Balliu, punonjës i bashkisë ndërroi jetë pas plagëve të marra në spital.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?