Spitali i Elbasanit

Kronikë

Elbasan/ Po riparonte çatinë e shtëpisë, bie 60-vjeçari, ndërron jetë rrugës për në spital

5 Shtator 2021, 15:13| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 15:18

  • Share

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Elbasan, pasi ka rënë nga lartësia.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në fshatin Kusarth, ku 60-vjeçari me inicialet D.L., kishte hipur për të riparuar çatinë e banesës së tij, por fatkeqësisht u rrëzua. Ai ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?