Elbasan, plagoset një 21-vjeçar, autorët me kapele dhe doreza

12 Mars 2020, 20:33| Përditesimi: 12 Mars 2020, 20:34

  • Share

Tre të rinj kanë plagosur me thikë një 21-vjeçar, për arsye të ende të panjohura. Agresorët ishin të veshur me kapele dhe doreza, ndërsa i janë afruar të riut me iniciale E.C., 21 vjeç, dhe e kanë goditur atë me mjete të forta dhe thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e autorëve dhe arsyeve që çuan në plagosjen e të riut.

Komento

Komente

  • meri: 12/03/2020 20:50

    Si ka mundesi qe keta persona rrin neper rruge ,kur urdheri eshte te rrin ne shtepi ???..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?