Foto ilustruese

Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa e 60-vjeçarit në fshatin Kuqan

18 Shkurt, 11:12| Përditesimi: 18 Shkurt, 11:17

  • Share

Elbasan - Një banesë në fshatin Kuqan është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Banesa e cila është në pronësi të shtetasit me inicialet Gj.K., 60 vjeç, dyshohet se mori flakë si pasojë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç",- njofton policia.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?