Elbasan, muzeu etnografik
drejt degradimit

29 Prill 2013, 12:11| Përditesimi:

  • Share
ELBASAN - Fondi i muzeut etnografik të Elbasanit rrezikon të shkatërrohet plotësisht. Prej 27 vjetësh në godinën, që është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nuk është bërë asnjë restaurim.

Ka nisur dëmtimi i thellë i mureve të punuar artistikisht, edhe për shkak të depërtimit të lagështirës dhe dëmtimin e çatisë. Fondi i muzeut përbëhet nga 800 objekte të rralla historike, rreth 80 punime zejtarie të rralla dhe veshje popullore.

Drejtori i muzeut, Kreshnik Belegu shprehet se për shkak të kushteve të papërshtatshme në të cilat ruhen objektet historike, një pjesë e mirë e tyre kanë humbur ose janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme duke u zhdukur përfundimisht.

Godina është restauruar pjeserisht në vitin 1986 duke e përshtatur atë nga një shtëpi e vjetër elbasanase në muze etnografik.

MUZEU ELBASAN

MUZEU ELBASAN

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?