Kronikë

Elbasan/ Mjeti humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën, 3 persona të plagosur

6 Tetor 2021, 00:24| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 07:31

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Nga përplasja janë lënduar 3 pasagjerë të cilët janë shoqëruar në spital. Deri më tani 3 të aksidentuarit janë jashtë rreziku për jetën. Makina tip ‘Peugo’ siç duket dhe nga pamjet ekskluzive nga Report Tv, është  përplasur me shtyllën elektrike. Policia në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera të aksidentit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?