Elbasan, mësuesi i gjimnazit kanos drejtoreshën në telefon! Në Cërrik 11 vjeçarja i vjedh gjyshesh mbi 1300 euro në banesë

7 Nëntor 2023, 10:41| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 20:47

  • Share

Një mësues i një shkolle të mesme në Elbasan  procedohet në gjendje të lirë, pasi ka kërcënuar me anë të telefonit drejtoreshën e tij.

Ai akuzohet për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit O. A., 43 vjeç, mësues në një shkollë të mesme në Elbasan, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, drejtoreshën e kësaj shkolle. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme' thuhet në njoftimin e policisë

 

Ndërkohë në Cërrik nisi procedimi në gjendje të lirë për një 48 vjeçar i cili dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprat penale "Shtytja e të miturit në krim" dhe "Moskallëzim i krimit", si dhe për një shtetase 11 vjeçe, banues në fshatin Mollas, për veprën penale "Vjedhja", pasi shtetasi L. D. dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë" 

Ndërkohë ka nisur procedimi penal për dy gra të cilat akuzohen për "Keqtrajtimi i të miturit", pasi dyshohet se kanë nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 11 vjeç dhe 12 vjeç. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?