Drejt Punës

U kthye nga emigrimi, fermeri investon në Elbasan: Kungujt nuk shiten, kërkoj kompensim

2 Maj 2022, 14:54| Përditesimi: 2 Maj 2022, 17:26

  • Share

Arjan Hoxha është kthyer 9 vite më parë nga emigracioni për të investuar kursimet e jetës por dhe eksperiencën e përvetësuar në Kretë në kultivimin e perimeve në sera.

Fermeri nga Sulova e Elbasanit tha se ka investuar 6 milionë lekë, një pjesë e tyre me kredi për të ngritur këtë sere me kunguj me sipërfaqe 6 dynym.

“Kam investuar 60 milionë lekë, nga të cilat këtu ka dhe kredi 30 milionë lekë. Vendi ynë i dashur na kthen shpatullat, nuk na jep asnjë lloj mbështetje se ne e hedhim, se ne e prodhojmë ne nuk kemi asnjë lloj subvencionimi asnjë lloj shprese. 

Kjo është koha e vjeljes, por fermeri thotë se nuk gjen treg për shitjen e prodhimit.

“Kam dhënë të gjitha investimet e mia. Sot unë jam me duart lart sepse i gjithë malli sot është në tokë asnjë nuk jep interes për të blerë këtë mall.”

I revoltuar për humbjet e mëdha, Hoxha kërkon dëmshpërblim. Fermeri shprehet se ky është viti i dytë që del me humbje nga kultivimi i kungujve në sera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jgdfgfddd: 03/05/2022 09:04

    Ca lloj deficenti eshte ky, nuk dite bej biznes dhe nuk paska as iden me minimale. Po atyre n Krete o tope shteti ja blente kungullin.

    Përgjigju
  • Arben: 02/05/2022 20:04

    Une se kuptoj se si 2 vjet resht mbjell kungull dhe pyes cpune ka shqiperia ketu vendi yne? Komentet e disa komentuesve i shoh me vend. Dhe kerkon demshperblim ???! Po pse? Se nuk ham kunguj shume ne?

    Përgjigju
  • Goni: 02/05/2022 17:17

    Mbillni pak kungull,o kungull,,pak domate,,pak luleshtrydhe,,,,pak,spec,pak kastravec,,pak sallate,,pak Groshe,,pak spinaq,,pak grure e miser ,.jonxhe...jo vetem nje gje....

    Përgjigju
  • Naqe: 02/05/2022 17:13

    Coja Lindes se Rames tja beje lakror burrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?