Policia e Elbasanit

Elbasan, makina përplas 15-vjeçarin në fshatin Mollas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit

1 Janar 2022, 15:31| Përditesimi: 1 Janar 2022, 15:39

  • Share

Një 15-vjeçar është përplasur sot nga një makinë në fshatin Mollas në Elbasan. Ai është transferuar me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia po heton çfarë ka ndodhur

"Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç,  banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia e Elbasanit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?