Foto ilustruese

Elbasan/ Makina del nga rruga, përfundon në hekurudhë! Dy të plagosur

31 Korrik 2020, 19:14| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 19:18

  • Share

ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd, në Labinot Fushë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në hekurudhë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku për pasojë mjeti ka përfunduar disa metra më tutje. Të plagosurit janë dërgur me urgjencë në spital, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?