Belsh/ Makina përmbyset në arë, familja nxirret nga banorët përpara se mjeti të shpërthejë në flakë! Nëna e një nga binjaket në gjendje të rëndë (VIDEO)

11 Shkurt, 17:17| Përditesimi: 11 Shkurt, 22:51

  • Share

Një nënë me dy vajzat binjake ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti në fshatin Dragot në aksin Belsh-Kuçovë. Makina me të cilën udhëtonte familja Metaj, ka dalë nga rruga dhe pasi u përmbys në një tokë arë shpërtheu në flakë.

Qytetarë të tjerë të rastit kanë ndaluar duke bërë mrekulli. Ata vrapuan dhe nxorën në kohë nënën me fëmijët përpara se makina e tyre të përpihet nga flakët. Report TV sjell pamje të makinës në flakë në anë atë rrugës.

4 të plagosurit me plagë në kokë, ndodhen në Spitalin e Beratit ku në gjendje të rëndë është nëna dhe një nga vajzat binjake 8 vjeçe. Nga spitali i Beratit mësohet se të plagosurit po mbahen nën monitorim.

 

Ora 18:37
Belsh/ Makina shpërtheu në flakë, 4 anëtarë të një familjeje me plagë të shumta në kokë, si paraqitet gjendja e tyre në spital

1707674399_belsh.JPG

Katër anëtarë të një familjeje kanë marrë plagë të rënda në aksidentin e ndodhur këtë pasdite në fshatin Dragot në Belsh. Burimet zyrtare spitalore bëjnë me dije se ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë, ndërsa në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake. Të katër familjarët janë futur në sallën e operacionit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?