Elbasan/ Gjimnazi pa ngrohje, nxënësit blejnë reflektorë! Të vegjlit për Report Tv s’i kursejnë batutat: Na mbetet të përqafohemi për tu ngrohur

9 Shkurt 2023, 15:50| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:57

  • Share

Gjimnazi “Mahmud Ali Cungu”, një ndër shkollat me numrin më të madh të nxënësve në qytetin e Elbasanit nuk ka sistem ngrohje. Në këto ditë të ftohta, ndizen rezistenca apo reflektorë që digjen shpejt pasi rrjeti elektrik nuk e përballon ngarkesën. Kësisoj nxënësit detyrohen të qendrojnë me xhupa në mësim apo të blejnë vetë reflektorët.

Ne takuam një nxënës që futet në shkollë me reflektor në dorë dhe thotë se “gjithë klasa ka mbledhur nga dy mijë lek për ta blerë”. Të tjerë me humor, shprehen se po e përballojnë të ftohtin me përqafime.

Gazetari: Me çfarë ngroheni?

Nxënësja: Me përqafime...!

Në këto ambiente zhvillojnë mësim me turne dhe nxënësit e shkollës së muzikës “Onufri”, pasi godina është në rikosntruksion.

Ata thanë se qëndrojnë me xhupa në klasë pasi një rezistencë afër tavolinës së mësueses nuk mund të ngrohë gjithë ambientin. Ndërsa një tjetër shprehet se “dy ditë kam munguar në shkollë nga i ftohti”.

Duke injoruar këtë realitet, Bashkia e Elbasanit përmes zyrës së shtypit deklaron se “168 institucione arsimore përfshirë edhe konviktin “Ymer Tola", funksionojnë me kaldaja, ndërsa ato shkolla që nuk janë pajisur me këtë sistem, ngrohja bëhet e pjesshme në mënyrë alternative, me energji elektrike”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?