Kronikë

Elbasan, gjendet një granatë dore nga qytetarët, forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

2 Gusht 2021, 09:55| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 12:04

  • Share

ELBASAN- Rreth orës 7 të mëngjesit qytetarët e Elbasanit kanë gjetur ditën e sotme një granatë dore. Përkatësisht, granata është gjetur në një lulishte të zonës në lagjen lagjen "Brigada 17 Sulmuese". Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar Policinë në lidhje me këtë situatë.

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere të cilat bënë edhe shpërthimin e kontrolluar të granatës. Fillimisht ka mbërritur Policia e cila ka rrethuar zonën si edhe ka larguar banorët që ishin aty rrotull.

Ende nuk dihet sesi granata e dorës ka përfunduar në atë zonë, por falë ndërhyrjes nuk përbën më një rrezik për banorët.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?