Foto ilustruese

Elbasan/ Gjendet e groposur një pistoletë në lagjen ‘5 Maji, prokuroria nis hetimet për të gjetur poseduesin

10 Shkurt, 11:49| Përditesimi: 10 Shkurt, 11:53

  • Share

Elbasan – Një armë zjarri (pistoletë) është gjetur ditën e djeshme në lagjen "5-Maji".

Blutë njoftojnë se arma është vjetër dhe ishte groposur e mbështjellë.

Ndër të tjera, blutë theksojnë se në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

“Pasditen e djeshme, në lagjen "5-Maji", është gjetur e mbështjellë dhe e groposur, një armë e vjetër zjarri (pistoletë). Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”,- njofton policia. 
 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?