Dy makina digjen brenda pak orëve për shkaqe aksidentale, një në Elbasan dhe një në Fier

18 Prill 2020, 15:21| Përditesimi: 18 Prill 2020, 17:46

  • Share

Një tjetër automjet tip Renault është djegur mesditën e sotme në Elbasan, pas dy makinave të djegura mbrëmjen e djeshme të ish-gjygjtarit Arben Vrioni.

Mjeti tip renault ka qenë i parkuar në bulevardin kryesor të qytetit teksa është përfshirë nga flakët, në pronësi të T.K.

Sipas burimeve të Report TV flakët kanë ardhur si pasojë e një pajisje elektronike e cila ndodhej në bordin e makinës që ka shpërthyer në flakë, si shkak i temperaturave të larta dhe lënia e automjetit në diell ka favorizuar shperthimin e flakëve dhe nuk lidhet me ngjarjen e mbrëmshme.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Në bulevardin "Aqif Pasha", Elbasan,  ka rënë zjarr nē mjetin tip " Renalut", në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë  mjeti është djegur  pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ora 17:33
Fier digjet një automjet si shkak i defektit në motor

Në qytetin e Fierit një automjet në lagjen 15 “Tetori” ka marrë flakë, ku sipas policisë dyshohet se zjarri dyshohet se ka ardhur si shkak i një defekti në motorrin e automjetit. Në pritje të forcave zjarrëfikëse për fikjen e flakëve të zjarrit ka qenë një banore e pallatit aty pranë e cila është munduar që të fikë flakët me anë të një tubo uji. Ky ësht rasti i tretë i regjistruar në vend ku digjen automjete pas dy rasteve në Elbasan të regjistruara në 24 orët e fundit. Fatmirësiht nuk raportohet për viktima. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?