Kronikë

Elbasan, digjen qëllimisht makinat e një biznesmeni! 2 persona me kapele i spërkasin me benzinë dhe i vënë flakën

19 Prill 2021, 07:36| Përditesimi: 19 Prill 2021, 08:48

  • Share

Dy automjete janë përfshirë nga flakët një natë më parë në Elbasan. Ngjarje është regjistruar në lagjen 'Emin Matraxhiu', ndërsa automjetet, një 'Range Rover' me targa AA 042 VL dhe një 'Volkswagen' me targa AA 248 BB rezultojnë në pronësi të një personi, i identifikuar si Kujtim Kasneci.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme, ndërsa kamerat e sigurisë së shtëpisë së Kasnecit kanë filmuar dy persona me kapele që i spërkasin automjetet me benzinë dhe u vënë flakën. Kujtim Kasneci rezulton pronar i një biznesi ushqimor, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?