Kronikë

E rëndë në Elbasan/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në katin e 6-të, ndërron jetë në spital 6-vjeçari

22 Shtator 2021, 16:11| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 17:30

  • Share

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", ku 6-vjeçari teksa po qëndronte në ballkon ka rënë nga kati i gjashtë, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Viktima është identifikuar me inicialet O.L,  i cili pavarësisht se u dërgua me Urgjencë në spital, nuk ka mundur dot që t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, thotë policia.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka shoqëruar në polici prindërit e të miturit për t'i marrë në pyetje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?