Foto ilustruese

Elbasan/ Automjeti përplas 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

25 Mars, 19:10| Përditesimi: 25 Mars, 19:12

  • Share

ELBASAN – Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën "Zogu i parë", ku një automjet ka përplasur një 80-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Raportohet se i moshuari i identifikuar me inicialet N.K. po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është  jashtë rrezikut për jetën, ndërsa me drejtuesin e automjetit i identifikuar me inicialet B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

“Rreth orës 17:45, në rrugën "Zogu i parë", automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është  jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidenti

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?