Elbasan/ Arrestohet i mituri që aksidentoi për vdekje 75-vjeçaren, vihet në pranga edhe një 54-vjeçar pasi largoi motorin nga vendngjarja

3 Dhjetor 2023, 10:36| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 10:40

  • Share

Elbasan - Një i mitur teksa drejtonte një motor ka përplasur për vdekje një këmbësore 75-vjeçare në aksin Belsh-Grekan, ditën e djeshme.

Blutë kanë arrestuar 16-vjeçarin që përplasi për vdekje 75-vjeçaren e identifikuar me inicialet R.L., teksa drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe një 54-vjeçar, të identifikuar me inicialet P.Ç., pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.

“Një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri”,- njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?