Furgoni nga i cili u vetëhodh 57-vjeçarja

Elbasan/ 57-vjeçarja u hodh nga furgoni pas sherrit me burrin dhe gjeti vdekjen, arrestohet 68-vjeçari

21 Tetor 2023, 11:32| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 12:51

  • Share

ELBASAN- Një ditë pasi 57-vjeçarja Merushe Gjuzi humbi jetën pasi u vetëhodh nga furgoni me të cilin po udhëtonte në aksin Peqin-Elbasan, policia ka arrestuar bashkëshortin e saj. Ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Dhuna psikologjike që Gjuzi ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 57-vjeçarja dyshohet se është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj, për të blerë misra me qëllim tregtimin e tyre.

“Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni”, njofton policia.

Shoqja e viktimës ka dëshmuar se 57-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe pas sherrit mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë. Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e pasmë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh. Ndonëse të gjithë pasagjerët zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, përplasja ka qenë fatale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?